Prej pak kohësh ka marrë detyrën e zëvenëstrajnerit të Vllaznisë. Bën këtë gjë edhe tek kombëtarja U-17 e Shqipërisë dhe duket se i ka hyrë shumë seriozisht karrierës së trajnimit.

E kemi fjalën për Elvin Beqirin, ish-mbrojtësin e njohur të Vllaznisë por edhe të kombëtares shqiptare. Por, dita e sotme ka qenë e veçantë për të. Ka festuar 38 vjetorin e lindjes.

Çka do të thotë se që nesër ai është “me prefiks Italie” (39). Këtë përvjetor e ka festuar me lojtarët por edhe kolegët e stafit teknik kuqeblu dhe në darkë me familjen e tij.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron jetë të gjatë e të lumtur dhe njëkohësisht një karrierë të suksesshme tashmë si trajner.
© shkodrasport.com