Emri i tij po permendet çdo dite e me shume tashme si nje kandidat potencial per te drejtuar çdo ekip dhe jo vetem te kategorise se pare, por edhe te Superliges. E kemi fjalen per Elvis Plorin, nje emer i njohur si trajner prej 14-15 vitesh, nderkohe qe se fundi ishte shume prane realizimit te objektivit te Beselidhjes, per ta ngjitur ate ne Superlige.
Plori ka nisur pune para shume vitesh, fillimisht tek Akademia Vllaznia ku eshte dalluar per punen e tij cilesore dhe jo me kot arriti qe me ekipet U17 dhe U19 te shpallej disa vite kampion i vendit. Provoi me pas te punonte te punonte edhe si zevendestrajner i ekipit te pare te Vllaznise, e me vone preferoi te punonte si trajner i pare me ekipe te rriturish, kryesisht ne kategorine e pare.
E ka bere kete gje me Burrelin, Terbunin, Kastriotin e tashme se fundi me Beselidhjen. U ndalem sot tek Elvisi sepse ka ditelindjen, feston 42 vjetorin e lindjes. Me kete rast gazeta “SHKODRA SPORT” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura atij!
Plori ka mbyllur nje sezon te mire me Beselidhjen dhe ende nuk e ka te qarte se ku do te vazhdoje te punoje ne te ardhmen. Ne Shkoder po perflitet rikthimi i tij tek Vllaznia me nje funksion brenda klubit dhe vete ai u pat shprehur tre dite me pare se “Vllaznise nuk mund t’i them kurre “jo”.
Sot megjithate Elvisi do festoje bashke me familjen dhe miqte e tij kete pervjetor te lindjes dhe mbase dhurata me e mire per te, do te ishte pse jo, zyrtarizimi ne nje detyre te re.
www.shkodrasport.com