Skuadra e Besëlidhjes kthehet përsëri të luajë rolin e surprizës në Kupën e Shqipërisë, duke eliminuar për herë të dytë brenda pak vitesh skuadrën e Partizanit që kishte ambicie në këtë turne.

Ekipi i drejtuar nga Elvis Plori ia ka dalë sot falë një goli në fushë kundërshtare që komplikoi planet e Partizanit. Edhe pse vuajti shumë, skuadra lezhjane në fund mori atë që kërkonte duke dalë duke festuar nga “Elbasan Arena” në fund të humbjes 3-1.

“Normale që është e vështirë pasi Partizani është një ekip kampon dhe parësor ka edhe Kupën. E mendoja këtë përballje të vështirë, pavarësisht rezultatit 3-0 në Lezhë.

Gjithsesi, e deklarova edhe më parë se unë nuk vija këtu që të mos shënoja, objektivi i skuadrës ishte që të shënonim një gol. Ia arritëm qëllimit e pastaj vështirësia ishte te rezultati por edhe ritmi.

Nuk mund të ketë një skuadër e Kategorisë së Parë ritmin e Superiores, duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Por mund të them me plot gojë se Besëlidhja është e denjë për Superioren dhe ballafaqohet shumë mirë me skuadrat e Superiores”, tha ai duke paralajmëruar kësisoj Tiranën, rivalin e radhës të ekipit të tij. /vipsport/