Elvis Plori është trajneri shkodran që ka eksperiencë në Kategorinë e parë dhe këtë verë mori drejtimin e Besëlidhjes së Lezhës, me synimin që ta ngjisë në elitë. Besëlidhja arriti që të barazojë me Kastriotin duke marrë një pikë të rëndësishme, ndërsa sipas Plorit:
Grupi A është shumë i fortë, jo vetëm që ka shumë ekipe që e duan elitën, por janë edhe ekipet që janë ngjitur nga kategoria e Dytë që kanë qenë në elitë më parë, e madje kanë kualitete. Përmendim Tërbunin dhe Shkumbinin që në dy javët e para anë bërë mirë, – tha trajneri Elvis Plori.
Plori flet edhe për besëlidhjen: “Presidenca në ekip investon çdo vit, këtë verë mora ekipin me qëllim që të punojmë të gjithë bashkë si klub dhe ta rikthejmë në elitë. Besëlidhja është një emër i madh, me kualitete dhe besoj se do të jemi një skuadër që do e realizojmë misionin tonë”.
Ndërkohë, në saj të eksperiencës së madhe që ka me ekipet e para apo dhe moshat, Plori ndalet edhe te aktivizimi i të rinjve: “Ka talente, por ama më kollaj e kanë që të luajnë në elitë se në Kategorinë e Parë sepse është një futboll shumë i fortë.
Madje duhen lojtarë me shumë eksperiencë që të luftojnë me kundërshtarin, të acarohen e shahen me gjyqtarët. Janë detaje që bëjnë punë në këtë garë”, – tha trajneri Plori i Besëlidhjes.