Projekti i “Vllaznise se re” ka nisur edhe me te. E rikthyen pas shume vitesh ne Shkoder dhe erdhi per te bere gjera te mira. Kuptohet pa e patur problem emertimin ne kontrate.
Elvis Plori duket i lumtur ne kete rikthim tek klubi i tij. Ne detyren e ndihmesit te pare te Brdariç (siç e ka thene edhe vete, nuk e ka problem te jete ndihmes i tij), ne fakt nuk eshte vetem aq.
Drejtori sportiv Djarmati e ka thene se Plori do te jete krahu i tij i djathte edhe per merkaton dhe te dy sebashku, por edhe me pjestaret e tjere te stafit, kane bere perzgjedhjen e te gjithe lojtareve qe kane ardhur deri tani te Vllaznia.
Ne kampin shkodran te gjithe duken te lumtur dhe gjerat po funksionojne ne menyren e duhur. Nje nga arsyet pse ndodh keshtu eshte edhe prania e Plorit aty sepse kemi te bejme me nje trajner i cili kudo ku ka punuar, ka krijuar nje harmoni te madhe me sportistet.
Kuptohet qe duhen pritur edhe rezultatet e ketij ekipi, por premisat jane qe ecuria te jete me e mire se e sezoneve te meparshme. Dhe nje merite per kete padyshim qe ka edhe ai: Elvis Plori!
www.shkodrasport.com