Vllaznia ia doli te siguronte objektivin e saj te pare, ate te renditjes ne dy vendet e para te kampionatit duke patur kesisoj si avantazh edhe barazimin per ndeshjet gjysmefinale te “Final 4”. Ky padyshim qe eshte nje hap pozitiv per kuqeblute qe duken te vendosur per te tentuar titullin.

Nje gje te tille e ka thene edhe trajneri Elvis Plori i cili ka qene i ftuar ne “Rubrika Sportive” ku nder te tjera eshte shprehur se kjo renditje e Vllaznise ka krijuar nje impakt pozitiv per futbollistet dhe stafin teknik.

“Vendi i dyte? Ne fakt ne Shkoder e kane pritur. Kete vit Vllaznia eshte pak me ndryshe, eshte pak me agresive, duke ditur edhe deshiren e madhe qe kane tifozet per te rikthyer titullin ne Shkoder pas shume vitesh. Eshte kenaqesi kur je ne dy vendet e para te renditjes sepse eshte arritur nje objektiv madhor per qytetin dhe per skuadren.

Them se eshte pritur mire edhe tek stafi, po ashtu ka krijuar nje impakt te mire edhe tek lojtaret ne menyre qe ne “Final 4″ te jene sa me te perqendruar dhe sa me entuziast”- eshte shprehur trajneri Elvis Plori.(www.shkodrasport.com)