Ka përfunduar 3-2 ndeshja finale e Kategorisë së Parë për zonën play-out. Besëlidhja ka fituar në “Elbasan Arena” ndaj Pogradecit, duke dërguar lezhjanët në ndeshjen me Vllazninë në 5 gusht në “Loro Boriçi”, ku do të vendoset se cili mes ekipeve do luaj në Superligë sezonin që vjen.
Trajneri i Besëlidhjes, shkodrani Elvis Plori tha për RTSH: “Drejtuesit e Vllaznisë janë në një presion shumë të madh sepse ata e dinë sesa vlen emri I klubit shkodran.
Ne duhet të shfrytëzojmë efektin entuziazëm, por dua të them se nuk është përzgjedhje e mirë nga FSHF që ndeshja të luhet në Shkodër. Ka 10 vite që Vllaznia është në këto ujëra, nuk po menaxhohet mirë.
Kam respekt për profesor Dedjen, por unë kam shumë respekt për të gjithë në Shkodër, por kam derdhur mjaft djersë dhe Lezha ka vite që pret të luaj në Superligë. Hysen Dedjen e kam pasur profesor dhe kam respekt të madh pasi ai më ka mësuar të luaj”, tha Plori.