Sfida e pasdites se sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Kastriotit pritet me shume interes ne te dy kampet. Shkodranet vijne pas nje fitoreje me Tiranen dhe nje humbje me Egnatian, per me teper me nje loje shume zhgenjyese, nderkohe qe krutanet kane fituar ne Kukes dhe kane barazuar me bardheblute.

Te dy ekipet do te kerkojne pike, do te tentojne te shfrytezojne gabimet e kundershtarit dhe natyrisht qe mund te vendosin edhe cilesite e lojtareve te veçante. Nderkohe ish- trajneri i Vllaznise Elvis Plori, i cili sot drejton ekipin e 21 vjeçareve te klubit shkodran, ka nje porosi per skuadren kuqeblu kur thote:

“Une shpresoj shume qe pas asaj paraqitjes se dobet ne Rrogozhine, Vllaznia te rikthehet te fitotja ne menyre qe te jemi te gjithe te gezuar dhe te arrijme objektivat qe skuadra dhe drejtuesit kane vene per kete sezon. Por natyrisht qe duhet kujdes sot.

Kastrioti eshte nje skuader qe ka ardhur drejt permiresimit, si ne gjysmen e dyte te kampionatit te kaluar por edhe tani, por une shpresoj, por une mendoj se edhe Vllaznia duhet te kthjellohet ne lojen e saj dhe te jete me agresive per ta fituar kete ndeshje”.

Kujtojme qe perballja Vllaznia- Kastrioti do te filloje duke nisur nga ora 17.45 dhe do te drejtohet nga nje treshe arbitrash me kryesore elbasanasen me stemen e FIFA-s Emanuela Rrusta./SHKODRA-SPORT.COM/