Shqipëria e peshëngritjes është bërë gati që të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të të Rinjve dhe të moshës deri në 23 vjeç, që nga data 1, deri më 10 tetor do të zhvillohet në Izrael. Për të rinj, shtanga kuqezi do të përfaqësohet nga Emanuel Lushi në peshën 62 kg, Alban Hoxha në peshën 69 kg dhe Sopot Sula në peshën 94 kg.
Kurse për moshën deri në 23 vjeç përfaqësuesja kuqezi do të jetë e përfaqësuar nga Krenar Shorja në peshën 94 kg.

Për t’u evidentuar është fakti vitin e kaluar në Qipro, Sopot Sula në peshën 94 kg për të rinj ka qenë i katërti në dygarësh me 346 kg, ndërsa në shkëputje ngriti 158 kg, kurse në shtytje 188 kg. Peshëngritësi i Vllaznisë Lushi ka kohë që përgatitet për këtë eveniment ku natyrisht që do të kërkojë të futet në zonën e medaljeve. Kujtojmë këtu që ky sportist është edhe pjesë e kombëtares së të rriturve që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që zhvillohet në muajin dhjetor në Amerikë.
Gjergj KOLA