Lothar Matthaus ka folur hapur. Në rubrikën e tij për Sky Sports DE, ish-lojtari i Interit dhe Bayernit ka folur pwr ndeshjen e Ligës së Kampionëve që do luhet sonte në ‘Allianz Arena’:
“Dy ndeshje të vështira presin Bayernin. Dëmtimet e shumta janë jashtëzakonisht fatkeqe në këtë moment. Nuk janë lojtarë të zakonshëm që mungojnë, ndoshta janë lojtarët më të rëndësishëm të Bayernit: Dayot Upamecano si kapiten i mbrojtjes, Alphonso Davies, mbrojtësi i majtë, një nga lojtarët më të shpejtë në Bundesliga.”
Por një mungesë e veçantë e shqetëson atë:
“Edhe Musiala është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm: është një lojtar i jashtëzakonshëm. Nuk është më një talent, është një lojtar i njohur i Bundesliga-s. Ka luajtur dhe vendosur shumë ndeshje. Këto janë dëmtime që duhet të kompensohen,” ka kujtuar Matthaus. Ai gjithashtu ka folur për rolin që mund të ketë Müller:
“Unë e imagjinoj atë titullar në ndeshjen e parë, nëse nuk ndryshon shumë sistemi i lojës. Në këtë rast, ai do të ishte zëvendësuesi i Musiala-s. Për këtë arsye, mendoj se Müller do ta udhëheqë ekipin si kapiten.”
Në lidhje me analizën për Interin, Matthaus tha:
“Kanë një skuadër homogjene dhe shumë të përgatitur. Simone Inzaghi është një trajner i suksesshëm që nga viti 2021. Kur një trajner qëndron kaq gjatë në një skuadër në Itali, është shenjë e rezultateve të shkëlqyera. Kjo nuk është gjithmonë e zakonshme, sidomos te klubet e mëdha. Si rezultatet, ashtu edhe performancat dhe futbolli në vetvete mbajnë një shenjë të qartë.”
Për disa nga lojtarët e çmuar të Inzaghi-t, ai theksoi:
“Shumë lojtarë të Interit janë të njohur nga Bundesligë. Në fokus Hakan Calhanoglu, Henrikh Mkhitaryan dhe Yann Sommer. Dhe edhe nëse disa prej tyre nuk ishin më të kërkuar nga ish-klubet e tyre, tani po shihet që ata po lulëzojnë plotësisht tek Interi dhe po bëjnë shumë mirë. Merita i takon edhe trajnerit të tyre.”
Duke përmendur problemet që mund të shkaktojë Bayerni, legjenda gjermane theksoi:
“Thuram nuk është gjithmonë konstant, por ai mund të vendosë një ndeshje vetëm. Lautaro Martinez është imazhi i Interit. Argentinasi nuk ka të njëjtën mesatare si Harry Kane, por është shumë i rrezikshëm në mënyrën e tij.”