Emërimi i Xhenaro Gatuzos në stolin e Napolit, duket se do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj.
“Sky Sport” bën me dije se trajneri italian dhe drejtori sportiv i klubi napolitan Guintoli kanë hequr shkodranin nga merkato. Shkak është bërë emergjenca në repartin difensiv.
Hysaj pritet të qëndrojë te skuadra e Napolit, të paktën deri në fund të sezonin, me shpresën për të rifituar vendin e titullarit.
Kujtojmë që së fundmi për shqiptarin kishte shfaqur interes klubi i Romës, teksa pritet me mjaft kuriozitet çfarë do të ndodhë në merkaton e janarit.