Besëlidhja duket se nuk e ka lenë pankinën bosh. Nga sa bëhet e ditur, trajneri i rini skuadrës lezhjane është emëruar Ledion Zenuni, i cili këtë post e ka mbajtur shpesh në pesë vitet e fundit në Lezhë me Besëlidhjen.
Ledion Zenuni ka qenë një lojtar i spikatur me Besëlidhjen e Superiores, ndërsa pas largimit të Kashamit, trajneri Zenuni do të marrë “frenat” e ekipit në dorë.
Besëlidhja e nisi garën me pretendime por rezultatet në tri javët e fundit, sigurisht që kanë vështirësuar pozitat e skuadrës.
Tashme mbetet per t’u pare se si do te reagoje skuadra me trajnerin e ri. Te qenurit lezhjan do ta ndihmoje Zenunin per t’u ambjentuar me shpejt me skuadren dhe per ta rikthyer ate tek rezultatet pozitive.