Vllaznia ka bërë realitet një tjetër goditje në merkato. Mesditën e sotme drejtuesit e klubit shkodran kanë firmosur një kontratë me futbollistin brazilian Emerson Brito Dos Santos. 28 vjeçari luan në pozicionin e sulmuesit të mirëfilltë dhe pritet të jetë një pikë e rëndësishme për kuqeblutë në sezonin e ri.

Lajmin për firmosjen e kontratës me këtë lojtar e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit shkodran. Nga sa mësohet, Emerson ka luajtur me disa skuadra në vendin e tij, mes të cilave edhe me të mirënjohurën Palmeiras ndërsa në sezonin e fundit ka luajtur në Oman.

Me marrjen e këtij futbollisti, Vllaznia ka rregulluar diçka në repartin ofensiv por nga sa ka bërë të ditur vetë klubi shkodranm Emerson mund të mos jetë lojtari I fundit që do të firmosë me kuqeblutë.