Mbrojtësi i Elbasanit, Emiljano Musta shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij kundër Tiranës. Ai deklaroi se po krijojnë një Elbasan me baza të shëndosha dhe që golin ia dedikon mbesës së tij.
“Jemi lojtarë më me eksperiencë unë dhe dy, tre të tjerë, po ndërtojmë një ekip të ri dhe ta marrim ekipin për dore dhe tja dalim. Ka raste dhe që dështojmë, por jemi të bashkuar si një familje. Kemi Lajthinë që merr gjerësinë, dhe ia lejova atij.
Do mundohem të jap maksimumin tim në çdo pozicion që më vendos trajneri, të gjithë e dimë që Elbasani është një ekip me tradita dhe kemi tifozët që na ndjekin në çdo ndeshje, nuk duam ti japim presion ekipit, por ta krijojmë me baza të shëndosha pasi synojmë për shumë lart.
Po mundohemi ti bëjmë punët që nga drejtuesit deri te lojtarët. Golin ia dedikoj mbesës time pasi jam bërë me mbesë prej disa muajsh”, tha ai për “RTSH Sport”.