Arbitri fierak Emirjon Sino do të jetë njeriu që do të vendosë drejtësi pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen Vllaznia- Teuta. Kështu bëhet e ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky arbitër në sezonet e mëparshme në jo pak raste është kontestuar nga shkodranët megjithatë tashmë duhet pritur se si do të arbitrojë në takimin e parë të tyre në fushën e vet këtë sezon.
Ndihmës të Sino do të jenë Ilir Tartari dhe Orgest Grabova ndërsa arbitër i katër fieraku tjetër Kreshnik Cjapi.
© shkodrasport.com