Disa emisarë të Bajernit të Mynihut do të jenë në “Allianz Stadium” për të ndjekur ndeshjes me Juventusit dhe Napolit, dy skuadrave që luftojnë për titullin kampion në Serinë A. Ndeshja luhet të dielën e ardhshme.
Po kush është objektivi i emrisarëve të klubit të madh gjerman në këtë ndeshje?
Elseid Hysaj, mbrojtësi i krahut të djathtë të Napolit. Klauzola në kontratën e futbollistit shqiptar me Napolin është 50 milionë euro, shifër e përballueshme nga bavarezët. Lajmin e bën të ditur “Tuttomercatoweb” në Itali.
Drejtuesit e Bajernit janë në kërkim të zëvendësuesit të Rafinjës, i cili duket se do ta lërë këtë ekip pas shumë vitesh.
Dhe i përzgjedhuri është Hysaj, që do të vëzhgohet nga afër në ndeshjen ndaj Juventusit.
Për lojtarin e Kombëtares kuqezi është interesuar në janar edhe Arsenali, por në këtë moment Bajerni po lëviz konkretisht dhe nëse Hysaj bind me paraqitjen e tij ndaj Juves, marrëveshja me klubin e madh gjerman do të jetë edhe më pranë.
E ardhmja e shkodranit duket larg Napolit, në një klub më të madh evropian dhe me shumë gjasa në Gjermani.
Kalimi i tij te Bajerni do të lumturonte shumë shqiptarë, pasi dihet që Bajerni ka shumë tifozë në Shqipëri. / Vipsport/