Klubi i Vllaznisë shprehu ngushëllime familjes së ish-lojtarit të njohur të Tiranës dhe Kombëtares Ali Mema, i cili u nda sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Pavarësisht se Mema luajti për një vit me fanelën kuqeblu, klubi shkodran ruan mirënjohje dhe respekt të thellë për 76-vjeçarin.
“NGUSHËLLIM
KF Vllaznia i gjendet pranë familjes në këtë moment të vështirë të ndarjes nga jeta në moshën 76 vjeçare të mjeshtrit së futbollit Ali Mema. Ali Mema përveç se me Tiranën, gjatë karrierës së tij sportive, në vitet 1966-1967 ka luajtur edhe me skuadrën tonë duke krijuar një figurë shumë të dashur dhe të respektuar jo vetëm tek kolegët por edhe tek tifozët shkodranë.
U prehsh në paqe Ali Mema!”