Nesër Shqipëria do ketë përballë Poloninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin Katar 2022. Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, që do tentojnë vendin e dytë për një play-off të mundshëm.
Por, përpara këtij takimi “Shkodra Sport” ju ofron disa kuriozitete për lojtarët polakë që ndoshta nuk i dinit. Për shembull lojtarëve me emra të vështirë si Szczesny dhe Krychowiak, shokët e ekipeve i kanë shkurtuar emrat duket i quajtur respektivisht Tek dhe Kryhka.
Një nga emrat më të njohur të kombëtares së Polonisë është Kamil Glik. Mbrojtësi i Beneventos numëron 88 paraqitje me fanellën e përfaqësuses së tij. Një kuriozitet për zëvendës kapitenin e Polonisë është se në vitin 2013, reperi italian Willie Peyote i dedikoi një këngë me titullin “Glik”.
E në përbërje të tyre polakët i kanë edhe një “përbindësh” goli si Robert Lewandowski. Ai numëron 708 ndeshje në klube me 499 gola në llogari e ndërsa kombëtare ka tundur rrjetën 72 herë në 126 prezenca. Këta janë disa kuriozitete dhe statistika për polakët të cilët do i kemi nesër kundështarë në “Air Albania”.
Endri ÇINARI