Superiorja mbyllet sot me dy sfida interesante. Në Kamzë, në orën 14:00, vendasit do të kërkojnë triumfin për të hedhur një hap drejt mbijetesës ndaj Laçit. Gjyqtar kryesor do të jetë Eldorian Hamiti, me ndihmësat e tij R. Preça nga Elbasani dhe A. Koçiaj nga Tirana.
Ndërkohë, në orën 17:00, luhet sfida mes Flamurtarit dhe Kastriotit të Krujës. Me vlonjatët që duan të afrohen me vendet e Evropës dhe me krutanët që duan pikë mbijetese.
Takimin në Vlorë e gjykon Juxhin Xhaja, arbitri me perspektivë nga kryeqyteti që do të ketë si ndihmësa të tij O. Grabova nga Fieri dhe D. Korreshi nga Lushnja./vipsport/