Vllaznia kishte premtuar se sot do te bente realitet nje tjeter goditje ne merkato, por ne fakt sot ka zyrtarizuar dy futbolliste te rinj.

Njeri ne fakt ka qene i njohur sepse prej ditesh ka qene ne prove te ajo, behet fjale per mesfushorin kosovar Albin Sadrijaj. Ai mesa duket ka bindur stafin teknik dhe si rrjedhoje sot ka ardhur edhe firma ne kontrate.

Ai do te jete pjese e Vllaznise per dy sezonet e ardhshme dhe luan ne rolin e mesfushorit me tipare mbrojtese duke qene kesisoj nje alternative me shume per kete pozicion per stafin teknik.

Por nderkohe goditja “big” e dites se sotme per Vllaznine ka qene firmosja me mesfushorin fantazist Zinedin Mustedanagiç. Mesohet se ai eshte një lojtar i rritur ke Sparta Prages dhe ne sezonin e fundit ka lujtur për Sarajevon. Edhe Mustedanagic ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare për Vllazninë.

Ky eshte njoftimi qe sapo ka shperndare klubi Vllaznia per marrjen e ketyre dy lojtareve:

DY FIRMA TË REJA PËR VLLAZNINË
Që prej ditës së sotme, pjesë e KF Vllaznia do të jenë edhe dy futbollistë të rinj. Njëri prej tyre është pikërisht Albin Sadrijaj, lojtari i cili prej disa ditësh është stërvitur me skuadrën tonë dhe tashmë do të jetë edhe zyrtarisht pjesë e saj. Sadrijaj është 24 vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka lujtur për U-21 të Zvicres. Pozicioni i tij në fushë është ai i mesfushorit mbrojtes dhe ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Vllazninë. Lojtari tjetër që ka firmosur sot është fantazisti 23 vjeçar Zinedin Mustedanagiç. Ai është një lojtar i rritur ke Sparta Prages dhe sezonin e fundit ka lujtur për Sarajevon. Edhe Mustedanagiç ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare për Vllazninë.
Mirë se erdhe Albin Sadrijaj!
Welcome Zinedin Mustedanagiç!