Çeshtja e trajnerit te ardhshem te Vllaznise padyshim qe ka filluar te marre vemendjen e duhur gjithnje e me teper ne Shkoder.
Shumica e opinionit eshte e mendimit qe skuadra te perbehet nga lojtare te rinj te cilet duhet te drejtohen po ashtu nga nje trajner i ri.
Emrat per kete gje nuk kane munguar ne fakt gjate gjithe ketyre diteve.
Por nga ana tjeter, se fundmi ka dale ne skene edhe nje emer shume i njohur.
Behet fjale per ish- trajnerin e Vllaznise dhe te kombetares shqiptare Astrit Hafizi.
Megjithate, veshtire te ndodhe kjo gje sepse Hafizi jeton ne Tirane dhe padyshim qe do ta kete te veshtire te udhetoje serish drejt Shkodres per te marre serish drejtimin e Vllaznise.
www.shkodrasport.com