Legjenda braziliane Pele ndërroi jetë në moshën 82- vjeçare më 29 dhjetor 2022.

Ai ka shkruar historinë e futbollit dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë fushat e futbollit.

Për këtë arsye, Brazili i ka bërë homazhe duke futur emrin e tij në fjalor. Në fjalorin Michaelis të gjuhës portugeze do të shfaqet edhe termi “pelé” (pa shkronjën e madhe).

Termi “pele” bëhet sinonim i “i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm, unik” . Akademia Braziliane e Letrave e ka shtuar atë në fjalorin dixhital.

Ka edhe disa shembuj: “Ai është Pelé e basketbollit” , “Ajo është Pelé e dramës braziliane” , “Ai është Pelé i mjekësisë”.