Ish-kapiteni i Erzenit, Nehar Sadiki, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës ruse të SKA Khabarovsk, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Bosnje e Hercegovinë, duke nënshkruar me skuadrën e FK Igman Konjiç.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi boshnjak përmes një postimi në rrjetet sociale. Mbrojtësi ka firmosur deri në fund të sezonit dhe kjo do të jetë hera e parë që do të luaj në futbollin boshnjak, pasi më parë kishte provuar veten edhe në Rusi, Maltë dhe Shqipëri. Ai ka qenë pjesë e Erzenit për dy sezone, 2022/24.

Ne fakt ditet e fundit emri i tij doli si nje mundesi per t’u afruar edhe tek Vllaznia, nisur edhe nga problemet qe kjo skuader po shfaqte ne repartin e mbrojtjes, por me pas gjerat moren rrjedhe tjeter dhe ketu ndoshta ndikoi edhe bllokimi i merkatos se kuqebluve.

Vete Sadiki ka menduar ndonje zgjidhje tjeter dhe prandaj se fundi ka firmosur ne Bosnje- Hercegovine.