Pas asaj me Elvedin Heriç, te Vllaznia mund te vije edhe nje tjeter firme ne kontrate ne ditet ne vijim. Behet fjale per mesfushorin kosovar Ilir Mustafa.

Ai prej tre ditesh ndodhet ne stervitje me ekipin shkodran dhe madje ka luajtur edhe ne 45 minutat e dyta te ndeshjes miqesore me Burrelin.

Pershtypjet e deritanishme duken shume pozitive dhe per kete arsye, gjasat jane qe me te, te nisin bisedimet per kushtet e kontrates dhe kohezgjatjen e saj.

Ende nuk eshte e qarte nese prova do te zgjase edhe ndonje dite apo tashme eshte marre vendimi perfundimtar. Kjo do te vendoset shume shpejt sepse ne kampin kuqeblu nuk kane kohe per te humbur.

Ilir Mustafa eshte 25 vjeç dhe ka lindur ne Prizren. Edhe karrieren me te rriturit e ka nisur me ekipin e ketij qyteti, Lirine, ndersa me pak ka kaluar tek Dukagjini ndersa sezonin e kaluar ka qene pjese e ekipit turk Ankara Keciörengücü ne ligen e dyte turke duke luajtur 18 ndeshje me te./SHKODRA-SPORT.COM/