Tek Vllaznia ende nuk ka debutuar në kampionat (ka luajtur vetëm në ndeshjen e parë të Kupës ndaj Burrelit) por Maxim Cojocaru është titullar me kombëtaren U21 të vendit të tij.
Moldavia U21 ka luajtur sot në fushën e vet ndaj Uellsit dhe ka fituar me rezultatin 2-1 teksa një kontribut në këtë sukses ka dhënë edhe futbollisti i Vllaznisë që ka qenë për 90 minuta në fushën e lojës.Kombëtarja e vendit të tij ndonëse për rreth 40 minuta ka luajtur me 10 futbollistë, ka arritur të fitojë ndaj Uellsit.
Cojocaru ndërkohë do të qëndrojë edhe pak ditë i grumbulluar me këtë ekip sepse do të luajë edhe një tjetër ndeshje në ditët e ardhshme dhe më pas do të rikthehet sërish në Shqipëri për t’iu bashkuar Vllaznisë në stërvitje, pikërisht në përgatitjet e saj për sfidën me Partizanin.
Aktivizimi si titullar me Moldavia U21 i këtij futbollisti sigurisht që është një lajm i mirë edhe për trajnerin kuqeblu Mirsad Jonuz sepse do të ketë një alternativë më shumë në dispozicion për ndërtimin e formacionit.