Ende i parehabilituar plotesisht nga aksidenti qe ka pesuar dy vjet e gjysem me pare megjithate Klaus Radohina nuk mund te mungoje ne stadiumin “Loro Boriçi” per te mbeshtetur skuadren e tij te zemres- Vllaznise.
Nje nga tifozet e zjarrte te kesaj skuadre i cili per njefare periudhe pat qene edhe drejtues i nje prej grupimeve te tyre, ne pranveren e vitit 2017 pati pesuar nje aksident te rende me motor, pasojat e te cilit vazhdon t’i vuaje edhe sot.
Megjithate Klausi nuk mund te qendroje larg skuadres kuqeblu. Edhe kur nuk ndodhet ne Shkoder fizikisht, e ndjek Vllaznine permes TV dhe aparatit te radios, por sot vendosi te jete prezent ne stadium.
Dhe rikthimi i tij ne “Loro Boriçi” ka rezultat fatsjelles.
Vllaznia ka shpartalluar Skenderbeun me rezultatin e thelle 4-0. Fale edhe mbeshtetjes qe u mundua te jape Klausi. Dhe skuadra ka ne fakt nevoje me shume se kurre per te tille tifoze qe e duan me zemer Vllaznine dhe e ndihmojne ate pa asnje interes.
www.shkodrasport.com