Nga Endri ÇINARI

Ishte një nga afrimet e bujshme të merkatos verore tek Vllaznia dhe nga ai pritej të ishte protagonist me kuqeblutë. Fjala është për Ardit Deliun, mesfushorin që u largua nga Tirana për të kaluar në rradhët e shkodranëve në verë. Kavajasi prej kohësh ka qëndruar jashtë fushave për shkak të një dëmtimi që e ka shoqëruar gjatë.

Ku vetëm në javët e fundit është bashkuar me skuadrën, por ende pa qenë i gatshëm të zbresë në fushën e lojës. Fakt që e konfirmoi edhe trajneri Brdariç në daljen e tij të fundit para mediave. Ku theksoi se gjendja e 26-vjeçarit do shikohet këtë periudhë ku skuadra është pushim. Me shpresën që të jetë në formën e duhur në fundin e nëntorit.

Deliu, realisht e nisi si titullar sezonin, ku në 3 ndeshjet e para ishte në formacionin e skuadrës. Por një dëmtim në një miqësore që Vllaznia zhvilloi ndaj Otrant të Ulqini rezultoi të ishte më i rëndë seç u mendua për ish-futbollistin e Laçit. Për mesfushorin pritshmëritë patjetër janë të mëdha për vetë atë çfarë ka dhuruar në futbollin tonë në sezonet e fundit.

Në javët e ardhshme ai mund të jetë një “armë plus” për Brdariç dhe stafin e tij teknik. Duke qenë se në një kampionat dhe sezon të gjatë dhe ku Vllaznia pretendon të ecë si në Superiore dhe kupë. Do duhet kontributi i të gjithëve dhe forma sa më optimale e çdo lojtari kuqeblu./www.shkodrasport.com/