Ndonese merkatoja ende nuk eshte hapur, Mario Marjamaj është lojtari më i ri i Vorës. Klubi në Kategorinë e Dytë ka njoftuar për firmën me 26-vjeçarin. Kështu sulmuesi përforcon repartin ofensiv të pretendetëve për Superioren. Kujtojmë se para Vorës ishte pjesë e Laçit në elitën e futbollit shqiptar.

Njoftimi i Vorës:

“Zyrtare! Mario Barjamaj është futbollisti i Vorës

Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Mario Barjamaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 26-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Mario është aktivizuar me ekipe si Tomori, Bylis dhe Laci.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Mario Barjamajt dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”.