Granit Xhaka është enëruar kapiteni i ri i Zvicrës. Futbollisti i Arsenalit do të pasojë ish-lojtarin e Juventusit dhe ish-shokun e skuadrës te “Topçinjtë” Stefan Lishtajner, i cili është tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur.
27-vjeçari do të udhëheqë helvetët në ndeshjen e sotme të Ligës së Kombeve kundër Ukrainës.
Xhaka foli për herë të parë si lideri i Zvicrës.
“Është një kënaqësi e madhe të bashkohesh me ekipin kombëtar pas 10 muajsh. Si kapiteni i ri i Zvicrës, jam thellësisht krenar që do të luaj sërish për vendin tim dhe për më tepër të mbaj rolin e kapitenit. Është një ëndërr e bërë realitet”, deklaroi Granti Xhaka për mediat zvicerane.
Ai ka luajtur 82 ndeshje në total për Zvicrën, ndërsa ka përfaqësuar shtetin helvet në dy Kupa Bote (2014 dhe 2018) dhe në një kampionat europian (2016).