Kombëtarja shqiptare zbret në Ligën C të Nations League. Pas humbjes së sotme me rezultatin 1-2 kundër Ukrainës në stadiumin “Air Albania”, kuqezinjtë zbresin zyrtarisht një ligë më poshtë.

Ndeshja për Shqipërinë nisi në mënyrën më të keqe të mundshme. Kuqezinjtë pësuan dy gola në 10 minutat e para. Si fillim ishte Zinchenko në minutën e 5-të, teksa për golin e dytë mendoi Yaremchuk në të 10-tën.

Me nisjen e pjesës së dytë dhe zëvendësimet e bëra, kuqezinjtë e morën disi veten. Nedim Bajrami, Uzuni dhe Arbër Hoxha filluan të bënin diferencën. Në minutën e 75’ Uzuni fitoi një penallti, të cilën e ktheu në gol Nedim Bajrami.

Megjithatë, ky rezultoi thjeshtë një gol statistikor. Shqipëria e mbyll grupin B1 në vendin e fundit me 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të 3-të, por me golavarazh më të mirë.

Në krahun tjetër, Republika Çeke kryeson me 11 pikë, ndërsa Ukraina me 8 pikë mban vendin e dytë.


Shqipëri 1 – 2 Ukrainë

(Bajrami 75′ / Zinchenko 5′, Yaremchuk 10′)