Mbrojtësi me shumë përvojë Endri Vrapi ditët e fundit ka marrë një ofertë nga ekipi kosovar i Lirisë së Prizrenit. Ky i fundit siç dihet do të drejtohet në sezonin e ri nga korçari Blendi Shkëmbi. Ai ka hedhur sytë nga kampionati shqiptar për të gjetur lojtarë cilësorë dhe për këtë i ka telefonuar edhe mbrojtësit të Vllaznisë Vrapi.
35 vjeçari ndërkohë, i gjendur përballë kësaj oferte, mësohet se ka patur kontakte edhe me drejtuesit e klubit shkodran për të mëduar se cilët janë planet e tyre sepse nëse ata dëshirojnë ta kenë sërish në skuadër, zgjedhja e parë e 35 vjeçari do të jetë pikërisht Vllaznia. Por nga sa mësohet, drejtuesit kuqeblu nuk kanë qenë në gjendje t’i japin një përgjigje të shpejtë përderisa ende nuk kanë hedhur piketat e sezonit të ri. Në këto kushte nuk përjashtohet mundësia që ai t’i thotë “po” ofertës kosovare.
© shkodrasport.com