Formaliteti i kontrolleve mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës i ndan tifozët e Hajduk Splitit nga lajmi i shumëpritur. Më në fund, të gjithë zarat janë rreshtuar, nuk ka më asnjë pengesë që 35-vjeçari Ivan Rakitic të veshë fanellën e bardhë të klubit kroat dhe të vrapojë në Poljud.

Dokumentet me Al Shabab ishin të gjitha ato që pritej, sepse Rakitic kishte kohë më parë për gjithçka me Hajdukun, fillimisht me drejtorin sportiv Nikola Kalinic, e më pas me presidentin Ivan Bilic, me të cilin u takua.

Tashmë kjo ka mbaruar, kështu që Rakitic duhet të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Hajduk Spliti deri në fund të javës.Sipas mediumit 24sata.hr, është e rëndësishme të theksohet se historia rreth Rakiticit ishte rregulluar në atë mënyrë që Hajduku nuk duhej të futej thellë në arkat e klubit për ta sjellë atë në Kroaci.

Domethënë, Rakitic nuk ka insistuar për një kontratë siç mund ta merrte në vende tjera, përkundrazi bëhet fjalë për një shumë, shumë më të vogël.Rakitic në Al Shabab kishte një pagë prej 15 milionë euro në sezon, që sigurisht është një shifër që klubi nga Spliti nuk mund ta paguajnë.

Megjithatë, pjesa më e madhe e të ardhurave të tij të garantuara do të mbulohet nga një kontratë sponsorizimi me një kompani, ndërsa vetëm një pjesë e vogël, e cila ka të bëjë me bonuset në rastin e trofeve apo vendosjes në grupet të garave evropiane, do të paguhet nga Hajduk Spliti.

Rakitic në karrierën e tij ka luajtur për Baselin, Schalken, Sevillan dhe Barcelonën, ndërsa në Arabinë Saudite është që nga janari i këtij viti. /Telegrafi/