Vllaznia nuk ia doli te fitonte titullin e 10-te kampion ne futboll, por kishte shpresa per ta realizuar te pakten me ekipin e basketboll per meshkuj.
Ekipi shkodran eshte eliminuar qe ne gjysmefinale teksa nuk ka arritur dot ta çoje kete duel as ne ballafaqimin e trete.
Pasditen e sotme, ne “Qazim Dervishi” ka qene Teuta e cila ka arritur te fitoje me rezultatin 82-73. Ajo e ka dominuar ndeshjen nga fillimi e deri ne fund, duke u ndihmuar edhe nga shume gabime te lojtareve shkodrane.
Perioda e pare eshte mbyllur me rezultatin 26-18 ne favor te durrsakeve ndersa dy ekipet kane shkuar ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej shtate pikesh per miqte qe udhehiqnin me rezultatin 43-36.
Kjo diference thuajse eshte ruajtur edhe ne perioden e trete qe mbyllej 60-54 nderkohe qe e gjithe ndeshja eshte mbyllur me fitoren 82-73 per Teuten qe kesisoj shkon ne finale te kampionatit ndaj Goga Basket./SHKODRA-SPORT.COM/