Interi prej vitesh ëndërron një transferim bombastic siç do të ishte ai i Lionel Mesit. Ëndrra e zikaltërve e cila në këtë verë dukej e mundshme, duke marrë parasysh edhe faktin se sulmuesi nuk ka marrëdhënie të mira me presidentin Bartomeu, por edhe duke qenë se babai i argjentinasit është parë në Milano, sërish do të mbetet e parealizueshme.

Kjo për shkak se ka qenë agjenti i Mesit ai i cili për Mundo Deportivo ka konfirmuar se nuk ka asgjë të vërtetë. “Transferimi te Inter? Jo, false. Nuk ka asgjë të vërtetë”, ishin fjalët e agjentit të Mesit.

Kështu, Interi tashmë duket se do t’i kthehet objektivave të tjerë në merkato, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të shkurtojë edhe më shumë diferencat me Juventusin. /VipSport/