Java e 26 e Kategorisë Superiore nis sot me takimin mes Kukësit dhe Partizanit që do të luhet në qytetin e Shkodrës duke nisur nga ora 18:00. Takimi hapës për javën e 26, i është besuar Enea Jorgjit i cili në fakt duke se do të vendosë një rekord sa i përket gjykimeve të një ekipi në ndeshje radhazi.

Pak javë më parë, Jorgji gjykoi Kukësin në ndeshjen e Kupës përballë Teutës, ndeshje e cila u mbyll në barazim 2-2, ndërkohë që vetëm pak ditë pas Kupës, Jorgji gjykoi takimin Skënderbeu-Kukësi.

Sot është ndeshja e tretë radhazi, që Jorgji gjykon një ndeshje të Kukësit ku në dy të parat, verilindorët nuk kanë fituar asnjërën. Sakaq, Jorgji do të jetë i ndihmuar nga dy asistent Ridiger Çokaj dhe Emigers Ganxhi.

Sakaq, gjyqtar i katërt do të jetë Denis Rexha, ndërkohë që duke ditur rëndësinë e ndeshjes është menduar për gjyqtarë pas porte dhe do të jenë Andi Koci e Kreshnik Barjamaj. /VipSport/