Enea Mihajt i përfundon kontrata me Famalikaon në fundin e sezonit.

Mihaj bëri mjaft mirë në tre sezone dhe për këtë fitoi shiritin e kapitenit te klubi portugez.

Në Spanjë kanë zbuluar se janë tre klube në ndjekje të 26-vjeçarit.

Zhirona, Selta Vigo dhe Rajo Vajekano po monitorojnë situatën e Mihajt.

Mbrojtësi i Famalikaos numëron 19 paraqitje me Kombëtaren e Shqipërisë.

Së fundmi u ftua sërish nga Silvinjo, teksa kuqezinjtë do të sfidojnë Anglinë dhe Andorrën.