Eneo Bitri la Partiza nin në këtë janar për t’u transferuar te Banik Ostrava në Çeki dhe u shkaktoi dëme të konsiderueshme të kuqve në mbrojtje. Gjithsesi, duket se në ditët e fundit të kuqtë kanë fituar një lider të ri në mbrojtje, Bruno Telushin.
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Bitri ka folur flet për situatën në klubin e ri, si dhe tregon se e kishte këshilluar edhe më parë Telushin të luante si qendërmbrojtës.
Nga ana tjetër, ai shprehet se Partizani tashmë e ka marrë veten dhe është kandidat potencial për titullin. Bitri shprehet se Preka është një lojtar, që mund të pasojë beratasin si lideri i mbrojtjes së kuqe, bashkë me Telushin.
Ai nder te tjera eshte pyetur edhe per garen e titullit kampion dhe se cilat skuadra konsideronte me pretendente. Ish- kapiteni i te kuqve ne njefare menyre ka befasuar me pergjigjen e tij sepse ka anashkaluar Tiranen e cila e kryeson per momentin renditjen.
“Mendoj se Vllaznia do të jetë deri në fund me Partizanin në luftën për titullin kampion”- eshte shprehur Eneo Bitri ne prononcimin e tij te dhene per mediat.