Vllaznia për të rinj luan në UEFA Youth League këtë vit dhe tashmë është zyrtare. Ky lajm i ka gëzuar të gjithë në Shkodër dhe tanimë shumë futbollistë do të kenë mundësinë të shihen nga menaxherë të ndryshëm klubesh.Një prej lojtarëve që ka spikatur vjet është 17-vjeçari Enes Isufi, pjesë e Shqipërisë U19.
Shtatlarti është grumbulluar për dy ndeshjet me Gjeorgjinë dhe në këto ndeshje pritet të ketë përfaqësues të Kopenhagenit për ta parë.Lajmin e jep vetë drejtori i Akademisë, Alban Hasani, në një deklaratë të dhënë në gazetën “Sport Ekspres”. Kujtojmë këtu që ky futbollist është pjesë edhe e ekipit të parë të Vllaznisë. Trajneri Cungu ka parë tek ky futbollistë aftësitë e një lojtari të së ardhmes dhe për këtë arsye, e ka në planet e tij por…ndoshta jo për shumë kohë. Drejtuesit e Kopenhagen po tentojnë për ta marrë në rradhët e ekipit të tyre.
© shkodrasport.com