Kombëtarja U-19 do të nisë grumbullimin në vigjilje të dy ndeshjeve miqësore me Gjeorgjinë, në 30 gusht dhe 1 shtator. Trajneri i skuadrës kombëtare të U-19, Erjon Bogdani ka bërë publike përpara mediave emrat e 25 futbollistëve të grumbulluar për këto dy takime miqësore, teste të cilat do të shërbejnë shumë për trajnerin, për të vlerësuar gjendjen si dhe për të parë ekipin në fushë.

Ndër emrat e grumbulluar, ka pak lojtarë që luajnë në kampionatin shqiptar megjithatë spikat edhe një pjestar i Vllaznisë. Bëhet fjalë për mbrojtësin 17 vjeçar Enes Isufi. Ai ka spikatur me paraqitjet e tij tek Akademia Vllaznia dhe jo më kot, trajneri i ekipit të parë Armando Cungu e ka grumbulluar në rradhët e këtij ekipi duke e patur në vëmendje për sezonin e ri.
© shkodrasport.com