Një tjetër lajm i mirë për futbollistin 17 vjeçar shkodran Enes Isufi. Pas debutimit me fanellën e ekipit të parë të Vllaznisë, ai vazhdon të ngjisë shkallët e karrierës. Mbrojtësi shtatëlartë është grumbulluar sërish nga kombëtarja U-19 për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Europian. Sipas njoftimit të ardhur, Isufi më datë 25 shtator duhet të jetë në hotel “Tropikal” në Durrës për t’u vënë në dispozicion të stafit teknik.
Kjo gje ne fakt do t’i privoje atij te drejten per te qene me Vllaznia U-19 te marten ne Moldavi ne ndeshjen e pare te Champions Youth League ndaj ekipit vendas te Chisinaut. Ndeshjet eliminatore të grupit 12 ku bën pjesë edhe Shqipëria, këtë herë do të zhvillohen në Shqipëri dhe në grup me të bëjnë pjesë edhe Ukraina, Norvegjia dhe Mali i Zi. Këto ndeshje do të luhen me datat 4-10 tetor në Elbasan dhe në Korçë. Grumbullimi i Isufit në kombëtaren U-19 dhe pritet të shfaqë vlerat e tij më të mira. Fakti që ky lojtar është federuar edhe me ekipin e parë të Vllaznisë është një tregues i vlerave të tij dhe padyshim që karriera e tij e saponisur do të njohë dimensione të reja në të ardhmen.
© shkodrasport.com