Kastrioti e siguroi mbijetesen ne ndeshjet e fundit te sezonit, duke e mbyllur ne vendin e shtate ne Kategorine e Pare. Ne fillim te gares u tha nga drejtuesit se krutanet te zbritur nga Superiorja, do te ishin nje nder kandidatet per rikthimin ne elite, por ata gjate rruges gabuan shpesh.
Me mbarimin e gares, nje pjese te mire te futbollisteve u perfundojne kontratat. Keshtu qe, priten largime, te cilat madje kane filluar. Pas largimit te dy sulmuesve, Edmond Hoxha dhe Dejvid Kapllani, nje tjeter futbollist u ka dhene lamtumiren krutaneve.
Ne fakt, behet fjale per mesfushorin Enes Kuka, 22-vjecari qe me pare ka luajtur me Tiranen, Besen dhe kete sezon me Kastriotin ne 24-ndeshje, ku shenoi edhe nje gol.
Mesfushori u afrua te krutanet ne merkaton e veres, ku erdhi nga Besa, por tashme aventura e tij te Kastrioti ka perfunduar dhe Enes Kuka ka dale lojtar i lire, teksa interesimi per te nuk mungon nga ekipe te Kategorise se Pare.
Maringlen ZHIVANI