Ka te rinj qe afrohen te ekipi i pare, por edhe te tjere qe largohen nga Vllaznia. Pas Ardit Nikajt e Gledjan Pusit qe jane bashkuar me Skenderbeun ne stervitje, nje tjeter futbollist i Akademise kuqeblu duket se ka zgjedhur nje ekip tjeter per te vazhduar karrieren e tij.

Behet fjale per mesfushorin 18 vjeçar Enes Papaj. “Shkodra Sport” ka mesuar se lojtari i talentuar shkodran qe ne fakt ka edhe nje vit per te luajtur me Akademine, i eshte bashkuar ekipit te Apolonise ne stervitje ditet e fundit.

Ende nuk eshte e qarte pse ka bere kete zgjedhje, megjithate realiteti eshte se Papaj nuk eshte ne dispozicion te trajnerit Vioresin Sinani ne stervitje.

Kuptohet qe secili lojtar ka te drejte te beje zgjedhjen e tij, megjithate nje i tille i talentuar si ai, me shume mundesi qe do kishte rrugen e hapur per t’u promovuar edhe te Vllaznia, megjithate ka vepruar ne nje menyre tjeter.

Kujtojme qe Enes Papaj eshte edhe kontigjent i kombetares U19 dhe eshte konsideruar nje nga lojtaret me te talentuar te Akademise Vllaznia keto vitet e fundit. Nje futbollist qe luan ne rolin e mesfushorit- organizator, pozicion per te cilin ne fakt Vllaznia vuan prej vitesh./SHKODRA-SPORT.COM/