Mesditen e sotme ka firmosur dhe me pas eshte zyrtarizuar si futbollisti me i i ri i Vllaznise. Eni Imami pas pervojave me disa ekipe, se fundi me Skenderbeun, tashme do te nise nje te re me kuqeblute dhe ne fakt ai nuk ka humbur aspak kohe teksa pasdite ka qene i pranishem ne stervitjen e ekipit.

27 vjeçari eshte vene ne dispozicion te trajnerit Brdariç qe tashme do te kete nje element me shume ne dispozicion dhe ne fakt eshte nje lojtar i cili prej kohesh u perfol se do t’i bashkohej Vllaznise.

Ne fakt nje lojtar te tille shpesh trajneret e preferojne sepse ata luajne ne disa pozicione dhe keshtu ndodh edhe me Imamin. Ai luan kryesisht ne rolin e mbrojtesit te majte, por mund te luaje edhe ne qender te ketij reparti por edhe si mesfushor shkaterrues.

Me ardhjen e Imamit kesisoj skuadra shkodrane eshte forcuar edhe me teper por kjo nuk do te thote se merkatoja e saj eshte mbyllur. Ajo eshte ne pritje edhe te nje sulmuesi tjeter qe me shume mundesi do te jete boshnjaku Haris Dilaver./SHKODRA-SPORT/