Prej ditësh përflietet për një largim të Eni Imamit nga Dinamo. Tashmë nuk ka vonuar shumë dhe ka qene vetë mbrojtësi që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar largimin nga Blutë.
“Siç është bërë publike në median e shkruar prej disa javësh më parë, por vetëm sot zyrtarisht them që nuk jam pjesë e ekipit të Dinamos. Faleminderit për 2 vitet dhe i uroj suksese në rrugën e tyre”, ka shkruar 30-vjeçari.
Kujtojmë se me “Nëndetësen” këtë sezon ka luajtur në 17 ndeshje dhe ka mundur të shënojë edhe një gol, duke ndihmuar kështu Dinamon në ngjitjen në Superiore.
Kujtojme qe Imami para se te kalonte tek Dinamo ka qene pjese e Vllaznise ku beri paraqitje shume te mira dhe mori edhe pergezimet e tifozeve shkodrane, nderkohe qe tani ai eshte ende pa ekip dhe me siguri qe shume ekipe do te tentojne ta bejne pjese te tyren.