Mesfushori i Kombëtares Shpresa, Enis Çokaj, foli pas triumfit ndaj Andorrës me përmbysje. Në prononcimin për mikrofonin e “RTSH Sport”, futbollistit që aktivizohet te Lokomotiva e Zagreb u shpreh:

“Udhëzimet ishin që të luanim më shumë topin dhe të fusnim sa më shumë krosa. Që kur pësuam golin e parë, ata u mblodhën mbrapa dhe ishte shumë e vështirë të çanin. Jam shumë i lumtur për fitoren.

Në aspektin personal mendoj që të luajmë përsëri si në sezonin e kaluar. Të kapim vendet e para dhe të synojmë Kupën. Shqipëria është favorite për të kapur vendin e parë, mendoj që do e fitojë grupin”, u shpreh Çokaj.

Futbollisti nga Kopliku qe luan me Lokomotiva Zagreb i eshte bashkuar vetem per kete ndeshje kombetares tone sepse ka qene ne karantine ditet e fundit dhe kjo ishte aryeja qe ai nuk e nisi si titullar ndeshjen e sotme ndaj Andores.