Futbolli shqiptar po behet çdo dite e me shume i preferuar per menaxhere dhe drejtues klubesh te huaja te cilet jane te interesuar per te marre elementin me te mire te tij.

Kohet e fundit jane disa lojtare te cilet kane gjetur “strehe” ne Kroaci dhe vende te tjera, madje duke luajtur me sukses edhe ne ekipet e te rriturve. Por ka edhe prej atyre qe tashme jane bere pjese e Akademive te klubeve te njohura europiane.

Nje rast i tille eshte edhe ai i portierit shkodran Enis Ujkaj i cili prej disa muajsh eshte bere pjese e Akademise se Novares ne Itali. Portieri qe ka qene pjese e kombetareve U15 dhe U17 te Shqiperise, gjate veres eshte provuar tek kjo Akademi dhe i ka kaluar me sukses te gjitha testet duke bere qe drejtuesit e saj ta bindin per te qene pjese e tyre dhe keshtu ka ndodhur.

Enis Ujkaj eshte federuar me ekipin U16 te Novares dhe ndonese pjese e tij kane qene edhe kater portiere te tjere, ai me talentin qe zoteron, ka bindur stafin teknik te luaje si titullar dhe po e ben ne menyren me te mire te mundshme.

Enis Ujkaj me 15 janar do të mbushë 16 vjeç, ka një gjatësi rreth 1.85 m dhe dallohet për aftësitë e tij në portë. Ka qene pjesë e ekipit “Scutari” që drejtohet nga trajneri Erjon Hasaj.

Tek Novara Enis Ujkaj me siguri qe do te kete mundesine qe te permiresohet serish dhe te arrije te realizoje endrren e tij per te qene pas pak vitesh, pse jo portier edhe ne Seria A. Te dhenat i ka te mira dhe po ashtu edhe deshiren per t’u perfeksionuar e ka te madhe dhe prandaj gjithçka duket ne favorin e tij.
Gjergj KOLA