Luis Enrique dhe Chelsea janë kanosjet më të mëdha që mund t’i bëhen Barcelonës për mbrojtësin Samuel Umtiti, sipas Don Balon.

Enrique, që po përflitet se do të jetë në krye të Chelseas nga sezoni i ardhshëm, e sheh Umtitin si zëvendësim të David Luizit.

Përderisa Manchester United po ashtu janë të interesuar në francezin, Enrique dëshiron ta bëjë të pamundurën që ta sjellë atë në Stamford Bridge.

Kjo pasi që ai e sheh ish-futbollistin e Lyonit si thelbësor në përputhje me stilin që e aplikon vetë trajneri.