Pas dy ditesh pushim (per titullaret qe luajten ndaj Dinamos), ekipi i Vllaznise eshte rikthyer i plote sot ne stervitje duke nisur ne kete menyre pergatitjet per ndeshjen me Tiranen qe do te luhet diten e diele ne kryeqytet.

Atmosfera duket shume entuziaste dhe asaj i ka paraprire edhe datelindja e sulmuesit Ildi Gruda i cili sot feston 24 vjetorin e lindjes dhe fillimi i stervitjes ashtu siç ndodh zakonisht eshte shoqeruar me berjen e tunelit dhe shpullat kokes per protagonistin e kesaj feste.

Me pas lojtaret kane vijuar me programin stervitor te hartuar nga trajneret dhe situata ne skuader duket shume optimiste per ndeshjen e rradhes. Ne dispozicion te trajnerit Osmani per kete takim do te jete i gjithe kontigjenti i futbollisteve.

Nuk ka asnje te denuar me kartona, nderkohe qe edhe situata me demtimet duket me e mire. Edhe Mala po ban ritmin e duhur dhe nuk perjashtohet mundesia qe ndaj bardhebluve ta nise nga minuta e pare, megjithate ne ditet ne vijim do te mesohet me shume ne lidhje me kete gje.

E rendesishme eshte qe ne rradhet e futbollisteve ka entuziasem dhe kjo natyrisht vlen shume ne prag te ndeshjes “klasike” te futbollit shqiptar, ku ata do te kerkojne patjeter marrjen e nje rezultati pozitiv./SHKODRA-SPORT.COM/