Një nga portierët më të mirë në botë, Manuel Nojer sot feston ditëlindjen e tij të 33-të dhe në karrierën si futbollist, ka arritur të fitojë gjithçka si me Bajern Mynihun, ashtu edhe me Gjermaninë duke seleksionuar tituj nga më të ndryshmit ku mes tyre ishte edhe Kupa e Botës.

Për ecurinë dhe karrierën e tij të suksesshme, ka menduar edhe FIFA që me rastin e ditëlindjes së tij, ka vendosur t’i bëjë një nderim të veçantë duke i vendosur në muze dorezat e tij.

Në fakt, FIFA mund të bënte një nderim më të mirë për Nojerin, duke qenë se kujtimet që ka nga ato doreza të cilat tashmë ekspozohen në muze, janë nga më të këqijat.

Në muzeun e FIFA-s janë ekspozuar dorezat me të cilat Nojer ka luajtur në Botërorin e vitit 2018 në Rusi, Botëror në të cilin Gjermania u turpërua duke u eliminuar që në fazën në grupe pasi u mund në ndeshjen e fundit nga Korea.

Kushdo tifoz gjerman që mund të shohë dorezat, me siguri në mendje do të ketë dështimin në atë Botëror dhe jo ndonjë sukses siç mund të ishin dorezat e Botërorit 2014. /VipSport/