Nga Endri ÇINARI
E nisi si sulmi më i mirë i edicionit 2024-25 në Superiore dhe e mbylli si i tillë pas 36 javësh. Fjala është për vijën ofensive të Vllaznisë, me shkodranët që u konfirmuan nga raundi në raund si ekipi me sulmin më të mirë. Këtë e vërtetojnë golat e shënuar nga skuadra e drejtuar nga Thomas Brdariç.
Kështu 9 herë kampionët e vendit shënuan 54 gola në 36 javë të zhvilluara. Duke bërë më mirë se kushdo tjetër në këtë aspekt në Superligën e këtij sezoni. Pas kuqebluve si skuadrat që kanë shënuar më shumë janë Dinamo me 49 gola në favor dhe Egnatia me 47 gola. E ndërsa sulmin më të dobët e kanë pasur Teuta me 29 gola të shënuar, Laçi me 31 rrjeta në favor dhe Bylis po ashtu me 33 gola të shënuar.
Elementë që spikatën tek Vllaznia me golat e tyre këtë sezon ishin Bekim Balaj me 17 gola rë shënuar. Me kapitenin që për të dytin vit rradhazi rrëmben “Këpucën e Artë”.
E ndërsa një sezon të shkëlqyer ka zhvilluara edhe Mala me 7 gola të shënuar, Dodaj me 6 të tillë e po ashtu edhe Gruda që pavarësisht se ndoshta nuk ka pasur minutazhin e duhur ka shënuar 4 herë në këtë edicion 2024-25.(www.shkodrasport.com)